Prishtinë, 3 tetor 2014
Miliona haxhilerë nga e mbar bota, në mesin e tyre edhe haxhilerët tanë , sot  tërë ditën, deri në mbrëmje, (deri në  kohën e namazit të akshamit), kanë qëndruar në Arafat, ku me lutje, ibadete, e namaz kanë kryer një ndër kushtet themelore të Haxhit- qëndrimin në Arafat.

Në mesditë, në  namazin e xhumasë haxhilerëve tanë iu është mbajt hytbe tematike kushtuar vlerës dhe rëndësisë së Haxhit, nga udhëheqësit e haxhilerëve, respektivisht nga Myftiu Naim ef. Tërnava.
Pasa namazit të akshamit, haxhilerët kanë lënë Arafatin dhe janë nisur drejt Muzdelifes, ku do të qëndrojnë një pjesë të natës, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të nisën për në Mina.
Gjendja shëndetësore e haxhilerëve tanë është e mirë na tha, Ahmet ef, Sadriu –Kryetar i Haxhit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…