Prishtinë, 5 maj 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim sot grupin e arbëreshëve të Italisë. Në këtë takim, Myftiu Tërnava u tha:”Ju jeni gjithherë të mirëseardhur në trojet tona dhe trojet e arbrit në trojet e stërgjyshërve tanë dhe tuajt dhe ne të gjithë kemi njohuri që nga fëmijëria jonë…”

Ai ka përgëzuar që ata deri më tani me krenari kanë ruajtur identitetin kombëtar shqiptar. Ne ndjekim veprimtaritë dhe sukseset tuaja dhe na gëzon fakti për çdo organizim tuajin atje dhe integrimin tuaj në shtetin e Italisë dhe falënderoj popullin dhe shtetin italian për mikpritjen që ju kanë bërë juve dhe për integrimin tuaj në shoqërinë italiane. “Kosova ka qenë një okupim klasik dhe shumë gjak është derdhur për këtë liri, dhe ju falënderoj për përkrahjen tuaj që keni dhënë në luftën e fundit për Kosovën, ndihmat që keni dërguar përmes aktivistëve tuaj. Sot, Kosova është e lirë, dhe jemi pjesë e pandarë e Evropës. Ne dëshirojmë të integrohemi në familjen e madhe evropiane, kjo është shpresa jonë dhe shpresoj që me punën e institucioneve të vendit, por edhe të të tjerëve do t’ia arrijmë qëllimit tonë. Ne si fetarë gjithmonë kemi thirrur që të kemi respekt të ndërsjellë mes besimeve në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, ngase fetë tona thërrasin për paqe, harmoni e mirëbesim të ndërsjellë. Kombi shqiptar është shembull që duhet ta ndjekin edhe të tjerët për respektin fetar që ka ndërmjet vete. Besimet tona nuk na ndajnë po na afrojnë mes vete ngase ne kemi një gjak dhe gjaku asnjëherë nuk bëhet ujë”- ka thënë mes të tjerash Myftiu Tërnava.

Ai ka përgëzuar arbëreshët e Italisë të cilët në kushte jo të përshtatshme kanë arritur ta ruajnë qenien shqiptare dhe Shqipëria dhe Kosova duhet të ndihmojnë edhe më shumë ku ka nevojë më së shumti në ruajtjen e identitetin tonë kombëtar

[srizonfbalbum id=20]

Përfaqësuesi i arbëreshëve të Italisë Rosaroi Petta, kryetar i komunës arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke thënë:”Kjo për ne është një ditë shumë e rëndësishme, sepse edhe gatishmëria juaj siç e cekët në fjalim tuajin që na jep shpresën që të hapim rrugë dhe horizonte të reja për bashkëpunim, sepse jemi një popull dhe jemi një gjak dhe pasi është nesër Ramazan uroj që Zoti ta shpërblejë sakrificën tuaj.

Edhe prifti i arbëreshëve të Italisë Papa Jani falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke theksuar se ne si komb duhet të vazhdojmë të jemi të fortë duke t’u rezistojmë erërave të ndryshme të cilat tentojnë të na dobësojnë, edhe pse kemi fe të ndryshme, ne ndihemi një populli dhe gjak dhe duhet të bashkëpunojmë dhe të ruajmë identitetin tonë kombëtar.

Këtë takim e përshëndeti edhe drejtori i Diasporës i BIRK-ut Ekrem ef. Simnica si dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…