Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava po merr pjesë në konferencën islame globale kundër terrorizmit, e cila po mbahet në Mekë, nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Saudi, organizimin e së cilës e ka bërë RABITA.

Hapja e konferencës filloi me lexim te Kuranit nga Sheikh Abdullah Al-Basfar.

Fjalën hyrëse e mbajti shejhu i Az’harit, Ahmed Attajeb, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference globale, ku theksi se Bota Islame sot po ballafaqohet me një kërcënim serioz nga terrorizmi. “Kjo gjendje na obligon që të ndërmarrim hapa të shpejtë dhe të studiuar mirë, për ta çrrënjosur ketë fenomen që, fatkeqësisht, është përhapur te disa grupe që thirren në Islam”, tha shehu Ahmed Attajeb.
Në hapjen e konferencës foli edhe sekretari gjeneral i RABITA-s, dr. Abdul Muhsin At-Turki, i cili shpalosi aktivitet e kësaj organizate globale të ndërmarra kundër fenomenit të terrorizmit, dhe kërkoi që konferenca të dalë me kontribut të madh kundër kësaj dukurie të rrezikshme.
Pastaj fjalën e mori myftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Sheikh, cili theksoi rëndësinë e kësaj konference duke u përqendruar në citatet kuranore dhe thëniet profetike që rreptësisht e ndalojnë gjakderdhjen dhe krimin, e sidomos këtë dukuri të rrezikshme që sot po rrezikon gjithë botën, e sidomos botën islame. Myftiu saudit bëri thirrje të hulumtohen dhe të luftohen të gjitha shkaqet që nxisin këtë terrorizëm, i cili po terrorizon botën me akte kriminale që thirren në Islam, ndërsa veprat e tyre kriminale s’kanë të bëjnë aspak me këtë fe të ndritshme.
Në emër të mbretit të Arabisë Saudite foli këshilltari special dhe emiri i Mekës, Halid Al Fejsal. Duke i përshëndetur gjithë pjesëmarrësit dhe duke u dëshiruar mirëseardhje në këtë konferencë të rëndësishme, ai përcolli edhe përshëndetjet e mbretit Selman bin Abdulaziz Saudi.

Në vazhdim emiri Mekës foli për rrezikshmërinë e terrorizmit që po kërcënon mbarë botën në emër të Islamit, dukuri kjo që, nën ombrellën e rrejshme kinse myslimanë, shumë myslimanë po bëjnë disa grupe injorantësh. Ai gjithashtu konfirmoi se Arabia Saudite është një nga kontribuesit më të mëdhenj në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se forcat ajrore të Arabisë Saudite po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Gjithashtu, po nga ky u tha se Arabia Saudite po lufton terrorizmin në sfera të ndryshme, në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe se ka angazhuar të gjitha kapacitetet zyrtare dhe shoqërore në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme në sfera të ndryshme: ushtarakisht, arsimim, ekonomi, edukim etj.
Ai në fund nga pjesëmarrësit kërkoi të dalin me rezultate praktike për luftën kundër terrorizmit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 400 përfaqësues myslimanë nga mbarë bota, në mesin e tyre: kryetarë, ministra, liderë fetar, dijetarë eminent myslimanë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Gjatë këtyre ditëve myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, zhvilloi disa takime në margjinat e konferencës, ku do veçuar takimi me këshilltarin e mbretit Abdullah të Jordanisë, shejh Ahmet Muhamed Helil, njëherit gjyqtar suprem (Kadi Kudat), shejhun e Az’harit, Ahmet Muhamed At-Tajjeb, ministrin jordanez për çështje fetare, dr. Hajel Davud, zv/ministrin kuvajtjan, dr. Adel Al Falah, ministrin sudanez për çështje fetare të Tunizisë, zv/myftiun e Omanit, myftiun e Azerbejxhanit, Egjiptit, Palestinës, si dhe shumë personalitete të Botes Islame, me të cilët në diskutim gjithmonë u përqendrua në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.
Konferenca mbyll punimet më 25 mars.
Pas përfundimit të konferencës, ditën e enjte pjesëmarrësit do të priten nga mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Saudi, në Palltin mbretëror në Riad.{gallery}saudiantiterr{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…