Prishtinë, 13 janar 2012
Myftiu
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka marrë ftesë  dje nga Kongresi amerikan që të jetë i pranishëm në ceremoninë e përvjetshme të Lutjeve të  Mëngjesit, më 2 shkurt, në Uashington DC, ku do të jenë të pranishëm presidenti amerikan, anëtarë të Kongresit si dhe përfaqësues  nga jeta politike, diplomatike e shoqërore e ShBA.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit organizohet nga Kongresi amerikan tash e 60 vjet. Këtë vit në këtë ceremoni pritet që të jenë të pranishëm përfaqësues e personalitet nga 130 vende të botës.
Në këtë ceremoni nga Bashkësia Islame pritet të marrë pjesë për të parën herë Myftiu i Kosovë, Mr. Naim Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…