Ballina Lajme Kryetari i DIJANET-it Gormez e ambasadorja turke Ozan përgëzuan Myftiun me rastin e rizgjedhjes

Kryetari i DIJANET-it Gormez e ambasadorja turke Ozan përgëzuan Myftiun me rastin e rizgjedhjes

Prishtinë, 1 nëntor 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava pas rizgjedhjes edhe për një mandat 5 vjeçar në takimin e parë të tij zyrtar priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan, e cila shoqërohej  nga Abdullah Vasfi Yuce – përfaqësues special i Kryetarit të DIJANET-it të Turqisë- prof .dr. Mehmet Gormez, i cili ka ardhur të uroj Myftiun Tërnava me rastin e rizgjedhjes edhe për një mandat.

Ambasadorja Ozan uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri, duke i uruar shëndet suksese e mbarësi gjatë këtij mandati me shpresat se bashkëpunimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe DIJANET-it të Turqisë në të ardhmen do të forcohen edhe me tepër në shumë fusha si në arsim, kulturë, trashëgimi etj.
Ndërsa, i dërguari special i Kryetarit të DIJANET-it, Abdulah Vasfi Yuce, fillimisht i tha Myftiut: “Kam ardhur sot në Kosovë për të uruar për rizgjedhjen tuaj dhe duke bartë me vete urimet dhe përshëndetjet e kryetarit të DIJANET-it, prof. dr. Mehmet Gormez me urimet dhe lutjet më të mira për Ju, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe gjithë myslimanët e Kosovës.”

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet e saja të ngrohta e miqësore. Ai tha: “në veçanti me lejoni që në pranin tuaj të falënderoj edhe të nderuarin Abdullah Yuce për ardhjen e tij në Kosovë dhe për selamet vëllazërore të Kryetarit të DIJANET-it të Turqisë. Ne kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me DIJANET-in e Turqisë edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të kultivojmë dhe të rrisim bashkëpunimin tonë të përbashkët”.
Bashkë me delegacionin për urim te Myftiu  ishte edhe koordinatori i DIJANET-it në Kosovë, Idris Keskin dhe Haki Vatansever.

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Latën

Prishtinë,14 nëntor 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, priti në ta…