Prishtinë, 17 janar 2018
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim sot ambasadorin slloven, z. Bojan Bertoncelj-in. Në këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin slloven me aktivitetet e BIRK-ut dhe me zhvillimet e jetës e të veprimtarisë fetare anembanë vendit. Myftiu Tërnava, po ashtu theksoi se roli dhe kontributi i BIRK-ut është për zhvillimin e Kosovës dhe në koordinim të mirë me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Ai çmoi dhe vlerësoi lart kontributin që është duke dhënë populli slloven dhe qeveria sllovene për Kosovën dhe ndihmën e saj për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë.
Nga ana e tij, ambasadori slloven, z.Bojan Bertoncelj-i, falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe shfaqi bindjen se BIRK –u është institucion fetar që po jep vazhdimisht kontribut për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët e Kosovës të jetojnë në harmoni dhe tolerancë mes feve dhe komuniteteve.
-
Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit
Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu… -
BIK hapi dyert për të pranuar urimet për festën e Fitër Bajramit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ashtu sikurse tradicionalisht hapi dyert e selisë p… -
Besimtarët mysliman në Kosovë dhe në mbarë botën po festojnë sot festën e Fitër Bajramit
Kjo festë për besimtarët myslimanë vije pas muajit Ramazan, muaj në të cilin besimtarët ag…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit
Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…