Prishtinë, 11 shkurt 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava vizitoi ministrin e Planifikimit Hapësinor dr. Ferid Agani. Në fillimi Myftiu falënderoi ministrin Agani për pritjen, dhe i uroi suksese e mbarësi në krye të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

“Sikur edhe në të kaluarën, edhe tani po ashtu dëshirojmë që bashkëpunimi ynë institucional të vazhdojë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Myftiu Tërnava. Nga ana tij ministri Agani falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për punën që po bën Bashkësia Islame e Kosovës, gjithmonë në të mirë të qytetarëve, e sidomos për rolin pozitiv në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…